Aktualitet

Moti i keq në vend/ Shtyhet me disa orë lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi

Në njoftimin Kapitenerisë së Portit, thuhet se nisja e tragetit “EUROPEAN STAR” e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00. 

17 Shkurt 2026, 22:30 Nga E.d
Moti i keq në vend/ Shtyhet me disa orë lundrimi i tragetit
Foto ilustruse

VLORA- Në qytetin e Vlorës, për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e një trageti e linjës Vlorë-Brindisi është shtyrë me disa orë. Në njoftimin Kapitenerisë së Portit, thuhet se nisja e tragetit “EUROPEAN STAR” e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00. Ky ndryshim është bërë për të garantuar sigurinë e udhëtimit.

"Përshëndetje, ​Ju informojmë se për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e tragetit “EUROPEAN STAR” e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00. ​Ky ndryshim bëhet për të garantuar sigurinë e udhëtimit.", thuhet në njoftimin e Kapitenerisë së Portit./Dosja.al

vlora traget mot i keq

Sondazh

Poll