Aktualitet

Pas shiut, ulen ndjeshëm temperaturat! Ja parashikimi i motit për sot

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët, vranësira deri mesatare në relievet malore në lindje në pjesën e parë të ditës.

18 Shkurt 2026, 07:29 Nga D.S
Pas shiut, ulen ndjeshëm temperaturat! Ja parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët, vranësira deri mesatare në relievet malore në lindje në pjesën e parë të ditës.

Ndërkohë do të ketë ngrica përgjatë akseve rrugore malore të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë./Dosja.al

moti per sot moti 18 shkurt 2026

Sondazh

Poll