Aktualitet

U kap duke shitur drogë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali! Sekuestrohet 1 kg kokainë dhe një pistoletë lodër

Policia kishte marrë informacion se shqiptari parkonte makinën e tij afër një pallati në qendër të qytetit.

17 Shkurt 2026, 19:40 Nga E.d
U kap duke shitur drogë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në
Foto ilustruse

ITALI- Policia ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar në Itali. Ai u arrestua nga policia italiane, pasi shiste lëndë narkotike. Policia kishte marrë informacion se shqiptari parkonte makinën e tij afër një pallati në qendër të qytetit.

Nga ku ishte raportuar një fluks i vazhdueshëm njerëzish, të cilët ndalonin vetëm për disa minuta. Mediat italiane shkruajnë se përmes këtij veprimi ai u shiste lëndë narkotike, personave të ndryshëm. 

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekustroi 1 kilogram kokainë dhe disa dozave të paketuara paraprakisht. 30-vjeçari mbante gjithashtu një armë lodër, një kopje të një arme gjysmëautomatike, për ta përdorur si vetëmbrojtje. Ai është dërguar në Burgun e Riminit, ku dhe pritet të përballet me drejtësinë italiane./Dosja.al

policia itali lëndë narkotike

Sondazh

Poll