Aktualitet

Ushtronin prostitucion në një apartament me qera, arrestohen dy të rejat nga Kazakistani në Tiranë

Nga hetimet rezultoi se ato ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Çamëria”.

17 Shkurt 2026, 18:06 Nga E.d
Ushtronin prostitucion në një apartament me qera, arrestohen dy
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka goditur një rast të ushtrimit të prostitucioni në Tiranë. Kjo ka çuar në arrestimin e dy kazakistanezeve dhe hetimin e një 33-vjeçari.

Nga hetimet rezultoi se ato ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qera, në rrugën “Çamëria”. Policia po heton më shumë mbi rastin.


Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 4″.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kazakistani, K. Zh., 19 vjeçe dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, pas nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Çamëria”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas 33-vjeçar, përfitues nga kjo veprimtari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

kazakistani prostitucion kryeqytet

Sondazh

Poll