Aktualitet

Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar

Sipas uniformave blu, pesë prej tyre janë identifikuar dhe janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologëve.

17 Shkurt 2026, 14:43 Nga D.S
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një
pOLICIA kUKES

KUKËS- Policia e Kukësit ka njoftuar se disa të mitur janë përfshirë në një sherr ku për pasojë është lënduar një 15-vjeçar.

Sipas uniformave blu, pesë prej tyre janë identifikuar dhe janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologëve. Ndërkohë  policia bën me dije se 15-vjeçari ka marrë lëndime të lehta.

“Kukës/ Informacion paraprak. Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

kukes sherr mes pesë të miturve në kukës lëndohet një 15-vjeçar

Sondazh

Poll