17 Shkurt 2026, 14:32
Nga D.S

Së paku tre protestues antiqeveritarë u lënduan mbrëmjen e 16 shkurtit në incidente në qendër të Novi Sadit, ku, të ndarë nga kordone policore, protestuan njëkohësisht edhe mbështetës të pushtetit.
Studentët që organizuan protestën kundër Qeverisë së Serbisë, akuzuan mbështetësit e pushtetit se i sulmuan para ndërtesës së Teatrit Kombëtar Serb.
Ata thanë se disa burra, të veshur me të zeza, i kanë goditur me shqelma, i kanë shtyrë dhe i kanë rrahur, ndërsa policia, fillimisht, nuk ka reaguar.
Në atë kohë, brenda ndërtesës së teatrit po mbahej një akademi solemne me rastin e 200-vjetorit të themelimit të institutit kombëtar serb “Matica srpska”.
Në këtë aktivitet folën kryetari i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, Millosh Vuçeviq, dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishin edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë ministra dhe kryetarin e qytetit të Novi Sadit.
Ngjarja u mbajt derisa protestat kundër Qeverisë në Serbi vazhdojnë për më shumë se 15 muaj.
Ato nisën pas një incidenti në stacionin hekurodhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, në nëntor të vitit 2024.
Protestat filluan me thirrjen për përgjegjësi, për të vazhduar më pas me kërkesat për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dorëheqjen e pushtetit.
Disa qindra mbështetës të partisë në pushtet u mblodhën në hyrje të ndërtesës së teatrit.
Rreth tyre ishin vendosur forca të shumta policore, të cilat i pengonin protestuesit antiqeveritarë që t’u afroheshin.
Dëshmitarët i thanë gazetares së Radios Evropa e Lirë se, në një moment, mbështetësit e pushtetit u vërsulën drejt një grupi studentësh dhe gazetarësh para teatrit.
“Nuk e di se si filloi, ndoshta i njohën që ‘nuk ishin nga grupi i tyre’. Pashë një djalë që po e godisnin në kokë, një vajzë e rrëzuan në tokë dhe e shqelmuan. I rrahën për një kohë. Pastaj, policia filloi të ndërhyjë dhe ta shoqërojë grupin që ishte sulmuar në anën tjetër të kordonit”, tha Igori nga Novi Sadi.
Studentët antiqeveritarë publikuan në rrjetet sociale video nga pjesë të sulmit.
Një nga videot u publikua në Instagram, me përshkrimin: “Mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) sulmuan kolegët tanë”.
Nga kjo parti, deri më tash, nuk ka ndonjë reagim./REL
novi sad serbi
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 14:11
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest në burg për italianin Cosimo Notaristefano, i cili u arrestua n...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 14:02
D.S
Eksportet kanë nisur vitin me tendencë rënëse, duke u tkurrur me 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të ...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 13:12
E. D
Lorik Abazi
ANGLI- Një 22-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në jug të Londrës. Bëhet me dije se Lori...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 12:55
D.S
Banorja e fshatit Baks-Rrjoll
SHKODËR- Një përfaqësuese e banorëve të fshatit Baks-Rrjoll ka lëshuar akuza ndaj ins...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 11:52
D.S
Foto ilustruese
Eksportet nuk po dalin nga trendi rënës ku kanë hyrë prej katër vitesh, duke e nisur dhe janarin me tkurrje. Sipas...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 11:51
D.S
Foto nga vendngjarja
TIRANË- Policia e Tiranës ka ndaluar tetë persona pasi shfrytëzonin për të punuar ...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 11:21
E. D
BRUKSEL- Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel ka dënuar bosin e mafies Franc Çopja me 25 vjet burg të hënën në...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 10:49
D.S
Kevin Muharremi
ITALI- Mediat italiane kanë publikuar detaje të tjera në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Kevin Muharremi n...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 10:48
E. D
Gjuta hotel
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë burg Erisjaldo Gjutë, të dashurin e 18-vjeçares, Natalia Murati e cila t...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 10:04
D.S
Shkolla në Kukës
KUKËS- Policia e Kukësit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë ...