Aktualitet

KESH nis shkarkimet nga HEC-et e Drinit, Bashkia Shkodër: Banorët të kenë kujdes!

Si pasojë e shkarkimeve, si dhe për shkak të reshjeve dhe rritjes së temperaturave, gjatë pasdites është konstatuar rritje e niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe të Liqenit të Shkodrës.

16 Shkurt 2026, 22:20 Nga I.A
KESH nis shkarkimet nga HEC-et e Drinit, Bashkia Shkodër: Banorët
Foto Ilustruese

SHKODËR- Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se prej paradites së sotme kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin: Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës.

Si pasojë e shkarkimeve, si dhe për shkak të reshjeve dhe rritjes së temperaturave, gjatë pasdites është konstatuar rritje e niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe të Liqenit të Shkodrës. Situata mund të sjellë rritje të mëtejshme të niveleve të lumenjve, veçanërisht në territorin e Nënshkodrës.

Bashkia Shkodër ka marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile. Ekipet janë në terren, në monitorim të pandërprerë dhe në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim.

Në këto kushte, Bashkia Shkodër njofton banorët: Të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes të shtuar në zonat pranë lumenjve dhe për çdo emergjencë të kontaktojnë në numrin 069 60 60 992./Dosja.al

kesh

Sondazh

Poll