Politike

Rama uron Pavarësinë e Kosovës: Gëzuar me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin e solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së

Me anë të një postimi në Facebook, Rama thekson se nuk mund të jetë i pranishëm në tubimin në mbështetje të “katër pengjeve të UÇK-së”, siç i cilëson ai, në procesin që po zhvillohet në Hagë. Gjithashtu postimin e tij, Kryeministri e ka shoqëruar me një album fotografik nga vizita një dite më parë në Prishtinë.

17 Shkurt 2026, 07:42 Nga E. D
Rama uron Pavarësinë e Kosovës: Gëzuar me keqardhjen që
Albin Kurti, Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Rama thekson se nuk mund të jetë i pranishëm në tubimin në mbështetje të “katër pengjeve të UÇK-së”, siç i cilëson ai, në procesin që po zhvillohet në Hagë. Gjithashtu postimin e tij, Kryeministri e ka shoqëruar me një album fotografik nga vizita një dite më parë në Prishtinë.

Postimi i Ramës: 

MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë./Dosja.al

pavarsia e ksoves edi rama

Sondazh

Poll