Politike

Mbahet seanca e parë gjyqësore për pezullimin e 'Diellës', avokati i aktores Anila Bisha kërkon shtyrjen e seancës

Bëhet me dije se avokati i Anila Bishës ka kërkuar shtyrje të seancës, me argumentin se ishte sëmurë. 

16 Shkurt 2026, 15:03 Nga E.d
Mbahet seanca e parë gjyqësore për pezullimin e
Foto ilustruse

TIRANË- Ditën e sotme në gjykatën Administrative është mbajtur seanca me paditëse aktoren Anila Bisha. Bisha ka kërkuar pezullimin e ministres së Inteligjencës Artificiale, Diella, deri në shqyrtim në themel të çështjes. Bëhet me dije se avokati i Anila Bishës ka kërkuar shtyrje të seancës, me argumentin se ishte sëmurë. 

Në seancë është thirrur agjencia kombëtare e informacionit AKSHI, por nuk është paraqitur. Është thirrur kryeministri nuk është paraqitur tha gjyqtari i çështjes. Dy avokatë të tjerë të pranishëm thanë se këto interesa të përfaqësohen nga avokatura e shtetit.

Gjyqtari Armand Shkurta deklaroi se çështja e ngutshme është për paditësin dhe jo për të paditurin, ndaj e shtyn seancën. Çështja shtyhet për në datën 23 shkurt në orën 14:00./Dosja.al

anila bisha armand shkurta diella

Sondazh

Poll