Aktualitet

Shkoi për të grabitur, por u dëmtuar gjatë arratisjes/ Humb jetën 46-vjeçari shqiptar në Itali, dy bashkëpunëtorët në kërkim (EMRI+ FOTOT)

Gjithashtu pronarët e banesës kishin qëlluar me armë në ajër, por autoritetet thanë se plaga e viktimës ishte nga vetëplagosja aksidentale gjatë arratisjes nga frika e arrestimit.

14 Shkurt 2026, 21:19 Nga E. D

Shkoi për të grabitur, por u dëmtuar gjatë arratisjes/ Humb

ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht në Itali, gjatë tentavivës për tu arratisur. Sipas mediave italiane, shqiptari kishte shkuar për të bastisur një banesë, por këmba e tij u ngul në një shtyllë hekuri me majë.

Gjithashtu pronarët e banesës kishin qëlluar me armë në ajër, por autoritetet thanë se plaga e viktimës ishte nga vetëplagosja aksidentale gjatë arratisjes nga frika e arrestimit.

Shqiptari, Arben Cristea kishte shkuar për të grabitur së bashku me dy bashkëpunëtorë. Këta dy të fundit janë në kërkim, ndërsa viktima ishte banues në Lacio dhe me precedentë të mëparshëm penalë. Trupi është në morgun e spitalit të Arezzos për autopsi dhe sipas raportimeve të deritanishme ai vdiq nga shoku hemorragjik.

Sipas mediave vendase, shqiptari kërceu nga një tarracë dhe këmba e tij u ngul në shtyllën e hekurt të një gardhi të vendosur përgjatë përroit aty pranë, një pengesë për të parandaluar derrat e egër të zbrisnin nga kodrat./Dosja.al

itali

Sondazh

Poll