Aktualitet

"Do ta mbrojmë pronën tonë me gjak"/ Banorët e Rrjollit sërish në protestë, përplasen me policinë, 7 të arrestuar

Nanorët janë zhvendosur drejt fadromave të kompanisë dhe situata është tensionuar edhe më shumë teksa banorët kanë kërkuar që punonjësit të ndalojnë punën, duke i detyruar që të largohen nga mjetet e rënda.

14 Shkurt 2026, 16:46 Nga E. D

"Do ta mbrojmë pronën tonë me gjak"/ Banorët e

VELIPOJË- Një përplasje ka ndodhur këtë të shtunë mes banorëve të Baks-Rrjollit dhe policisë, ku më pas policia ka ka shoqëruar 7 banorë të Baks-Rrjollit në komisariat. 

Gjatë tensioneve, banorët kanë deklaruar se “pronën do ta mbrojmë me gjak". Gjithashtu, pas përplasjeve me policinë, banorët arritën që punimet në zonë të pezullohen, ndërsa i bënë thirrje Bashkim Ulajt që të përballet me ta.

Më pas, banorët janë zhvendosur drejt fadromave të kompanisë dhe situata është tensionuar edhe më shumë teksa banorët kanë kërkuar që punonjësit të ndalojnë punën, duke i detyruar që të largohen nga mjetet e rënda.

Banorët theksojnë se nuk tërhiqen nga protesta, pasi janë kthyer nga emigrimi për të mbrojtur tokën e tyre. Mes tensioneve dhe përplasjeve me policinë, banorët deklaruan se do të rezistojnë deri në fund për mbrojtjen e pronave të tyre./Dosja.al

banoret e baks-rrjollit

Sondazh

Poll