Aktualitet

“Shko se po të pret Gysi”/ Pas debatit me Ramën, policia arreston qytetarin në Durrës, deputeti Igli Cara shtyhet me dhunë nga policia

Situata është tensionuar edhe më tej, pasi banorët e prekur nga projekti kanë reaguar me thirrje kundërshtuese, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar nga policia për shkak të kundërshtimit të projektit.

14 Shkurt 2026, 16:00 Nga E. D
“Shko se po të pret Gysi”/ Pas debatit me Ramën, policia
banorët

DURRËS- Një incident ka ndodhur gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e prekur nga projekti TID. Bëhet me dije se një qytetar i është drejtuar Kryeministrit me fjalët: “Shko se po të pret Gysi”. Pas këtij debati, Rama bën me shenjë në drejtim të tij dhe menjëherë më pas policia ndërhyn duke e arrestuar qytetarin.

Situata është tensionuar edhe më tej, pasi banorët e prekur nga projekti kanë reaguar me thirrje kundërshtuese, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar nga policia për shkak të kundërshtimit të projektit.

Gjatë shoqërimit ka ndërhyrë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i cili shtyhet nga efektivët e policisë teksa përpiqet të mbrojë qytetarët./Dosja.al

banoret e durresit policia

Sondazh

Poll