Aktualitet

Lirohen 14 protestuesit e arrestuar nga protesta e 10 shkurtit/ Avokatët: U keqtrajtuan në polici...

Bëhet me dije se për 9 nga personat e ndaluar, Prokuroria ka kërkuar të njëjtën masë, ndërsa për 3 të tjerë arrest shtëpie dhe për 2 arrest në burg, por gjyqtari Sokol Mara ka vendosur ti lirojë të gjithë nga burgu.

14 Shkurt 2026, 16:13 Nga DOSJA
Lirohen 14 protestuesit e arrestuar nga protesta e 10 shkurtit/ Avokatët: U
protesta

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia me masë detyrim paraqitje pjesën tjetër të qytetarëve të ndaluar pas protestës së 10 shkurtit të thirrur nga opozita. Bëhet me dije se për 9 nga personat e ndaluar, Prokuroria ka kërkuar të njëjtën masë, ndërsa për 3 të tjerë arrest shtëpie dhe për 2 arrest në burg, por gjyqtari Sokol Mara ka vendosur ti lirojë të gjithë nga burgu.

Pas përfundimit të seancës avokatja Eda Grimçi dhe Adriana Kalaja, teksa paralajmëruan kundërshtimin në Apel të detyrimit të paraqitjes, evidentuan shkeljet që janë bërë me arrestimin e protestuesve ku dy prej tyre janë me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, një ditë me parë Gjykata liroi 7 të miturit e arrestuar nga policia pas protestës në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë që avokatët dhe vetë të miturit denoncuan keqtrajtimin nga policia.

Të arrestuarit 
Klodjan Bajrami
Artur Kadria
Suzana Dimushi
Leonid Tusha
Klejdi Subashi
Kreshnik Ceco
Ramazan Nuhu
Geraldo Demiraj
Danjel Kulla
Fabiol Ahmeti
Andrea Kulla
Xhersi Velcanaku
Arbi Ujka
Florjan Nuhu

protesta e 10 shkurtit

Sondazh

Poll