Aktualitet

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate/ Ky është 25-vjeçarit që u vra në Itali, ja çfarë dëshmuan banorët (FOTO)

Sipas hetimeve fillestare, 25-vjeçari po kthehej në shtëpi nga një një klub nate në Valdera ku pati një sherr. Ai ishte me një mik dhe një kushëri në makinë. 25-vjeçari ndodhej ne sediljen e pasagjerit kur u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër.

14 Shkurt 2026, 16:25 Nga E. D
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub
Kevin Muharremi

ITALI- Personi që shihni në foto është  25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në makinë në Montecalvoli di Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit në Via della Repubblica, në qendër të qytetit.

Sipas hetimeve fillestare, 25-vjeçari po kthehej në shtëpi nga një një klub nate në Valdera ku pati një sherr. Ai ishte me një mik dhe një kushëri në makinë. 25-vjeçari ndodhej ne sediljen e pasagjerit kur u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër.

Sipas mediave italiane, krimi duket se ka lidhje me sherrin në të cilin ishte përfshirë i riu teksa ndodhej në klubin e natës dhe dhe autori dhe viktima mund të kenë njohje me njëri-tjetrin. I riu shqiptar punonte në një lavazh makinash në Fucecchio.

Banorët dëgjuan të paktën tre të shtëna me armë zjarri dhe më pas bërtitën: “Ata vranë Kevinin, ata vranë Kevinin"./Dosja.al

kevin muharremi

Sondazh

Poll