Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet 55-vjeçari që u vetëplagos mbrëmjen e kaluar në Durrës

Mësohet se rreth orën 19:00, 55-vjeçari ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas ka kërcënuar vajzën se do ta vriste me thikë. 

14 Shkurt 2026, 11:19 Nga I.A
Dhunoi bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet 55-vjeçari që
Policia

DURRËS- Ardian Varrosi, 55-vjeçari që dhunoi bashkëshorten dhe vajzën e tij në Durrës e më pas u vetëplagos me thikë është arrestuar nga policia. Mësohet se rreth orën 19:00, 55-vjeçari ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas ka kërcënuar vajzën se do ta vriste me thikë. 

Pas dhunës ndaj bashkëshortes, 55-vjeçari është dëmtuar ne thikë në qafë. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore ku dhe u vu në pranga nga policia. 

Njoftimi i Policisë:

Durrës Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe më pas u vetëplagos me mjet prerës (thikë), vihet në pranga 55-vjeçari. Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, mjeti prerës (thikë). Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A.V., 55 vjeç, banues në Qerret, Durrës.

Ky shtetas, rreth orës 19:00, të datës 13.02.2026, në banesën e tyre në fshatin Qerret, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.V., 42 vjeçe, dhe më pas ka kërcënuar edhe vajzën e tij, e cila ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ka lajmëruar Policinë.

Shtetasi A.V., pas konfliktit me bashkëshorten, është vetëdëmtuar me një mjet prerës në pjesën e qafës. Ai ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Durrës, pa probleme serioze për shëndetin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme./Dosja.al

ardian varrosi

Sondazh

Poll