Politike

18 Shkurt 2020, 20:56 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për refuzimin e çeljes së negociatave nga Bashkimi Europian. Në fjalën e tij në emisionin “Real Story”, kreu i qevrisë nuk ka lënë që të kalojë rasti pa thumbuar edhe kundërshtarin e tij politik.

Teksa po shpjegonte se Shqipëria, nuk do t’ja hidhte vetëm me 9 kushtet e Bundestagut për t’u anëtarsuar në BE, kryesocialisti hodhi edhe kunjën për Lulzim Bashën.

“Nuk janë 9, janë 900 kushte për t’u anëtarsur në BE. Çelja e negociatave nuk është si tryezat e mia me Lulin, më duhet vetëm pak orë që të bind atë. Negociatat janë kushte, kushte, kushte,”-tha Rama.

Ndërsa deklarata e tij, u prit me batuta në studio, ku analisti Alfred Lela: Këtë e dimë, ke dhënë prova.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll