Sport

Armando Broja përfundon si tifoz në tribunë, trajneri Parker tregon arsyen…

Misteri i situatës së Brojës te Burnley, mes dëmtimit dhe zgjedhjeve teknike…

13 Shkurt 2026, 13:47 Nga DOSJA

Armando Broja përfundon si tifoz në tribunë, trajneri Parker

ANGLI - Vazhdojnë problemet për një nga sulmuesit kryesorë kuqezi. Armando Broja nuk ishte mes të gruambulluarve për ndeshjen mes Burnleyt dhe Crystal Palace, mbrëmjen e djeshme në Premier League për shkak të një zgjedhjeje teknike të bërë nga trajneri Scott Parker.

Lyle Foster dhe Ashley Barnes ishin alternativat e Zian Flemming në stol në rast se sulmuesi titullar do të zëvendësohej, ndërsa Armando Broja u dërgua në tribunë. 

Sipas vetë trajnerit të Burnleyt vendi i shqiptarit në stol në këtë takim u morr nga James Ward-Prowse. Këtij të fundit iu dha shansi për të debutuar me skuadrën, pasi një javë më parë nuk mund të aktivizohej përballë skuadrës që i zotëron kartonin, West Ham.

Në javët e fundit Broja ka ankuar një shqetësim të vogël fizik, por kjo nuk ka lidhje me arsyen që e dërgoi në tribunë në takimin kundër Crystal Palace.

“Vendimi im kishte të bënte vetëm me programimin e skuadrës. Ai është ankuar për një shqetësim të vogël fizik, por unë mora vendimin sepse nuk mund të grumbulloj më shumë se një numër të caktuar lojtarësh. Kjo ishte e gjitha”, shpjegoi Parker.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll