Sport

Ish-trajneri pas shkarkimit të Thomas Frank nuk kursehet ndaj ish klubit të tij: “Tottenham nuk është një klub i madh"

Pasi ka drejtuar Tottenham Hotspur për dy sezone, Ange Postecoglou ka reflektuar mbi kohën e tij në klub. Dhe trajneri australian nuk i kurseu fjalët kur kritikoi ish-ekipin e tij.

13 Shkurt 2026, 09:30 Nga DOSJA

Ish-trajneri pas shkarkimit të Thomas Frank nuk kursehet ndaj ish klubit

ANGLI - Duke u shfaqur në podkastin The Overlap pas shkarkimit të Thomas Frank nga Tottenham, Ange Postecoglou reflektoi mbi dy sezonet e tij në klubin londinez. Trajneri australian e kritikoi ashpër ish-skuadrën e tij, duke deklaruar se Tottenham "nuk ishte një klub i madh".

Një aspekt në veçanti tërhoqi vëmendjen e trajnerit: ana ekonomike. "Ata kanë ndërtuar një stadium dhe qendër stërvitore të jashtëzakonshme, por kur shikon shpenzimet e tyre, dhe veçanërisht strukturën e pagave, e kupton se nuk janë një klub i madh", deklaroi australiani.

“Kur mbërrin në klub, sheh kudo sloganin ‘të guxosh do të thotë të bësh’, por veprimet e tyre janë krejt e kundërta”, tha ai. Pas sezonit të tij të parë në klub, i cili përfundoi me vendin e 5-të në Premier League, Postecoglou donte të rekrutonte lojtarë të afirmuar të Premier League, me emra si Marc Guéhi, Pedro Neto, Antoine Semenyo dhe Bryan Mbeumo.

“Nuk ishim në gjendje të bënim lëvizje për ata lojtarë”, u ankua ai. “Përfunduam duke nënshkruar me Solanken, të cilin e pëlqej shumë, dhe tre adoleshentë shumë të mire”. Pavarësisht se fitoi titullin e Europa League në fund të sezonit të tij të dytë, vendi i 17-të në Premier League në fund të sezonit 2024-2025 në fund të fundit rezultoi fatal për trajnerin 60-vjeçar.

“Tottenhami është një klub i çuditshëm”, theksoi lojtari australiano-grek. “Ata morën një kthesë të madhe në fund të vitit të kaluar, jo vetëm me largimin tim, por edhe me largimin e Daniel Levyt (kryetarit ekzekutiv), i cili krijoi një atmosferë pasigurie.” 

Ai përfundoi: “Nëse bën ndryshime të tilla, duhet të kuptosh se do të ketë disa paqëndrueshmëri. A e dinte Thomas (Frank) se ku po futej? Nuk e di.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll