Sport

Alarm te Reali, Mbappé i dëmtuar në gju, është në dyshim për ndeshjen ndaj Sociedadit

Siç raportohet nga Marca, Kylian Mbappé pushoi për të dytën ditë radhazi të enjten. Francezi, i cili është i shqetësuar nga një dëmtim në gju, është në dyshim për ndeshjen e Real Madridit në La Liga kundër Real Sociedad (të shtunën, ora 21:00).

13 Shkurt 2026, 09:00 Nga DOSJA
Alarm te Reali, Mbappé i dëmtuar në gju, është
Kylian Mbappé mund të humbasë ndeshjen e radhës të Real Madridit

SPANJE - Real Madridi mund të presë Real Sociedadin të dielën (ora 21:00) pa Kylian Mbappén.  Sipas Marcas, francezi pushoi të enjten dhe mund të humbasë raundin e 24-të të La Ligas.

Kapiteni francez po përjeton shqetësime në gjurin e majtë dhe po ndjek një protokoll specifik për të provuar dhe zgjidhur përfundimisht problemet me të cilat është përballur që nga fundi i vitit të kaluar.

Që nga fillimi i vitit kalendarik, Mbappé (27 vjeç) ka humbur tre ndeshje: një në La Liga (kundër Real Betis), një në Superkupën e Spanjës (kundër Atlético Madrid) dhe një në Kupën e Mbretit (kundër Albacete).

Lojtari ndërkombëtar francez (94 ndeshje) është në një formë të shkëlqyer në La Liga këtë sezon, me 23 gola - dhe 4 asiste - në 22 paraqitje, tetë më shumë se golashënuesi i dytë më i mirë në ligën spanjole këtë sezon, lojtari kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Shkurt 2026, 19:12

Shorti i plotë i Nations League…

BELGJIKE - Është hedhur këtë të enjte shorti i Nations League për edicionin e vitit 2026. Nga shorti i hedhur, Liga A premton sp...