Sport

Shqipëria e nis Nations League në shtëpi ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll në transfertë…

Eshtë zbardhur kalendari i ndeshjeve të Nations League… Ja kur do të luajë Kombëtarja e Shqipërisë

13 Shkurt 2026, 11:32 Nga DOSJA

Shqipëria e nis Nations League në shtëpi ndaj Bjellorusisë

TIRANE - Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj në edicionin e ri të Nations League.

Të pozicionuar në Ligën C, kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin C1, ku do të përballen me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.

UEFA ka zyrtarizuar sot edhe kalendarin e ndeshjeve. Shqipëria do ta nisë fushatën më 26 shtator në ora 20:45 në shtëpi ndaj Bjellorusisë.

Më 29 shtator, kuqezinjtë udhëtojnë drejt San Marinos, me sfidën e planifikuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 3 tetor do të përballen në transfertë me Finlandën në ora 15:00.

Më 6 tetor, Kombëtarja rikthehet në shtëpi për sfidën ndaj San Marinos, takim i programuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 12 nëntor do të presë Finlandën në një tjetër përballje të rëndësishme në ora 20:45. Fushata mbyllet më 15 nëntor në transfertë ndaj Bjellorusisë në ora 18:00.

Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Nations League

26 shtator 2026: Shqipëri - Bjellorusi, ora 20:45,

29 shtator 2026: San Marino - Shqipëri, ora 20:45,

3 tetor 2026: Finlandë - Shqipëri, ora 15:00,

6 tetor 2026: Shqipëri - San Marino, ora 20:45,

12 nëntor 2026: Shqipëri - Finlandë, ora 20:45,

15 nëntor 2026: Bjellorusi - Shqipëri, ora 18:00,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll