13 Shkurt 2026, 13:20
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha për protestën e 20 shkurtit u shpreh se do të jetë paqësore. Gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se opozita do të jetë në fushëbetejë deri në fitoren përfundimtare.
"Edhe njëherë, për demokratët dhe opozitarët, paqja është forca. Nuk kërkojmë dhunë për forcë, përkundrazi. Ne tmerrojmë. Ju e patë se ç’bëri Edi Rama, në pabesi dhe krim absolut, qëlloi protestuesit në kokë. Tre plumba. Ilir Tushi, Demë Dollapi, Luan Lleshi dhe një zonjë. Ajo në krah, këta të tre në kokë. Që të tre ata mund të mos ishin sot. Ai do me çdo kusht gjak, ne nuk i përgjigjemi. Dhe u them protestuesve, mos konfondoni kriminelët që këta i kanë bërë snajper dhe i urdhërojnë të qëllojnë ndaj jush, me policët e thjeshtë.
Policët e thjeshtë janë absolutisht shumë më afër me protestuesit se sa me organizatën kriminale dhe anëtarët e saj dhe Edi Ramën. Ndaj dhe ne... një polic të plagosur nuk ke parë. Lëre se ç’thonë ata. Asnjë polic të plagosur dhe as të gërvishtur. Jo. Nuk shkojnë protestuesit aty për të qëlluar policët. Nuk shkojnë aty për dhunë. Shkojnë të gjithë me urrejtje kundër Edi Ramës dhe zyrës së tij. Po, aty është përqendruar urrejtja dhe zemërimi popullor dhe ky përpiqet të përdorë policët si mish për top. Siç i përdori qytetarët në vitin 2011. Por kjo është tjetër lloj.
Është kryengritje paqësore kjo. Jemi në fushëbetejë. Do e fitojmë këtë luftë ne. Ne, çdo betejë që kemi nisur, e kemi fituar. Por jo luftën akoma. Do fitojmë luftën. Ju e keni parë jehonën më të jashtëzakonshme, më të rrufeshme protesta e 10 shkurtit, të gjitha rrjetet televizive të botës duke nxjerrë para ekraneve fytyrat e urryera të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës. I keni parë vetë në të katër anët. Sigurisht Edi Rama, ua them qytetarëve, gjersa ne t’i tregojmë vendin në mënyrë përfundimtare, ai nuk ikën se ka tmerr sepse absolutisht në qindra firma, ka vetëm krim, vjedhje, vjedhje, krim. Asgjë tjetër. Nuk ka ai. Ju e shihni vetë si është," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
13 Shkurt 2026, 13:11
D.S
Takimi mes ambasadorit gjerman dhe kreut te SPAK
TIRANË- Ambasada Gjermane në Tiranë njoftoi se ambasadori Karl Bergner zhvilloi sot nj...
Politike
13 Shkurt 2026, 13:09
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën, se asnjë manovër ligjore, siç...
Politike
13 Shkurt 2026, 13:03
I.A
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla po zhvillon një vizitë zyrtare në Greqi. Gazeta gr...
Politike
13 Shkurt 2026, 13:01
D.S
Gjin Gjoni
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni, kërkoi që administrata shtetërore duhet të depolitizohet nj&eu...
Politike
13 Shkurt 2026, 12:56
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha komentoi mungesën e kryeministrit Edi Rama në Konferenca e Sigurisë në Myn...
Politike
13 Shkurt 2026, 12:52
I.A
Gjykata e Strasburgut
Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e çështjeve të prapambetura në ...
Politike
13 Shkurt 2026, 12:49
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën e...
Politike
13 Shkurt 2026, 12:41
I.A
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot nga detyra Mirlinda Karçanajn, e cila ndodhet në masë si...
Politike
13 Shkurt 2026, 12:35
D.S
Furtuna Sheremeti
Avokatja e Selimit, Furtuna Sheremeti, po vazhdon fjalën përmbyllëse duke u përqendruar te dëmi që u ë...
Politike
13 Shkurt 2026, 12:28
I.A
TIRANË- Operatorët televizivë vendosin të bojkotojnë filmimin e mbështetësve të PD, gjatë zhvillimit të sean...