Aktualitet

VIDEO/ Çfarë ndodhi mes dy të ftuarve? Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn në ‘Opinion’

Fillimisht Buzhala e akuzoi Rexhajn se kishte shkuar në studio “për të prishur debatin” por ky i fundit e konsideroi një njeri që vetëm kritikonte Albin Kurtin.

12 Shkurt 2026, 22:22 Nga E. D
VIDEO/ Çfarë ndodhi mes dy të ftuarve? Berat Buzhala godet
pamje nga perplasja

TIRANË- Një përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kësaj të enjteje mes gazetarit Berat Buzhala dhe shkrimtarit Albatros Rexhaj. Teksa po diskutohej çështja e gjyqit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, debati mes tyre degradoi deri në përplasje fizike. 


Fillimisht Buzhala e akuzoi Rexhajn se kishte shkuar në studio “për të prishur debatin” por ky i fundit e konsideroi një njeri që vetëm kritikonte Albin Kurtin.

Gjatë debatit, Buzhala ka marrë shishen e ujit dhe është ngritur nga karrigia duke e kapur me duar Rexhajn. Pak para se të ndodhte përplasja, Rexhaj i tha gazetarit "s’je ti pronar i debatit, mbylle gojën or burrë", ndërsa ky i fundit iu kthye, duke i thënë "kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?"

Debati në studio:

Rexhaj: Je tu e degradu debatin. Kur e keni kalu këtë amendament, dhomave speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, ju e keni votu. E ka votu Albin Kurti!

Buzhala: Trus aty!

Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.

Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!

Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë.

Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet)./Dosja.al

 

 

berat buzhala albatros rexhaj opinion

Sondazh

Poll