Aktualitet

Vrasje, trafik droge, pastrim parash/ Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela pritet të ekstradohet sonte në Shqipëri

Sipas SPAK, Suel Çela, është identifikuar si drejtuesi i një organizate, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale.

12 Shkurt 2026, 20:53 Nga E.d
Vrasje, trafik droge, pastrim parash/ Vëllai i Suel Çelës,
Foto ilustruse

TIRANË- Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, pritet të ekstradohet mbrëmjen e sotme nga Belgjika drejt Shqipërisë. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2024 nga autoritetet belge, ndërsa Suel Çela është person i shpallur në kërkim.

Sipas SPAK, Suel Çela, është identifikuar si drejtuesi i një organizate, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale. Këtu përfshihen vrasje, trafikim ndërkombëtar i lëndëve narkotike, kryerje e veprimeve korruptive dhe pastrim parash.

Disa nga anëtarët, të cilët kishin role kyçe ishin pjesë operative e organizatës. Ata ishin të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, si vrasje me paramendim dhe trafikun e lëndëve narkotike. Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se kjo organizatë kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.

Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë dhe është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021./Dosja.al

mario Çela suel Çela spak

Sondazh

Poll