Politike

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Çfarë u tha në ditën e katërt të deklaratave përmbyllëse

Mbrojtja e Veselit ka insistuar se ndaj tij nuk ka prova dhe as dëshmitar të paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

12 Shkurt 2026, 19:26 Nga E. D

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/

HAGË- Gjatë ditës, ekipi mbrojtës i Veselit përmbylli fjalën e tij, duke argumentuar se ish-kryeparlamentari i Kosovës është i pafajshëm dhe duhet të lirohet. Në të kundërtën, tha avokati tij, do të ishte padrejtësi e madhe.

Mbrojtja e Veselit ka insistuar se ndaj tij nuk ka prova dhe as dëshmitar të paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Në seancën e sotme, avokatët hodhën poshtë pretendimet e ZPS-së se komunikatat e UÇK-së ishin bazuar në informacionet e inteligjencës nga Veseli si udhëheqës i shërbimit zbulim-kundërzbulim.

Pasdite, mbrojtja e Rexhep Selimit nisi fjalën përmbyllëse. Avokati i tij, Geoffrey Roberts, tha se klienti i tij është tërësisht i pafajshëm. Ai argumentoi se nuk kishte Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale, siç pretendon Prokuroria.

Roberts tha se Selimi luftoi për liri, e jo për pushtet, siç ka argumentuar ZPS-ja. Ai po ashtu vuri në dyshim besueshmërinë e dëshmitarëve të Prokurorisë. Gjatë së premtes, në Hagë do të vazhdojnë deklaratat përmbyllëse nga ekipet mbrojtëse të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

gjyqi ne hage

Sondazh

Poll