12 Shkurt 2026, 16:44
Nga E. D
pamje nga takimi
ATHINË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit në një takim nga Rektori i Universitetit Bujqësor të Athinës, prof. Spyridon Kintziosis, një prej institucioneve më prestigjioze në rajon në fushën e arsimit dhe kërkimit bujqësor.
Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit akademik dhe kërkimor mes institucioneve, me synim ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme që lidhin arsimin universitar me zhvillimin praktik të sektorit bujqësor.
“Biseduam për krijimin e urave konkrete mes dy universiteteve përmes shkëmbimit të përvojave akademike, programeve të përbashkëta dhe thellimit të kërkimit shkencor,” theksoi ministri.
Gjatë vizitës, Ministri Salla u njoh nga afër me infrastrukturën dhe kapacitetet kërkimore të universitetit, përfshirë laboratorët modernë dhe fermat eksperimentale, të cilat përbëjnë një model të integrimit të teorisë me praktikën dhe e bëjnë këtë institucion një pikë referimi në rajon.
Sipas tij, ky bashkëpunim hap perspektiva të reja për studentët, pedagogët dhe për zhvillimin e sektorit bujqësor në tërësi, duke forcuar lidhjen mes dijes akademike dhe nevojave reale të prodhimit./Dosja.al
andis salla
Politike
12 Shkurt 2026, 16:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një deklaratë në mbështetje të së vërtetës h...
Politike
12 Shkurt 2026, 15:10
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj akuzave të opozitës li...
Politike
12 Shkurt 2026, 15:07
E.d
Foto ilustruse
Ambasada amerikane ka mirëpritur themelimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës.
“Mezi presim që t...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:54
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Socialiste ka humbur mazhorancën në seancën e sotme parlamentare. Ajo nuk ka arritur dot të mbl...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila kërkoi më...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:32
E.d
Foto ilustruse
Përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë miratuar një deklaratë përmes së ...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:28
D.S
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të marrin më shumë ko...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:24
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të U&Cce...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:14
D.S
Taulant Balla
TIRANË - Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, tha se ish-krerët e UÇK-së po përballen me 180 vi...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:04
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Rreth 15 parti politike opozitare dhe lëvizje qytetare janë bashkuar në një platformë t&eum...