12 Shkurt 2026, 16:22
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një deklaratë në mbështetje të së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës. Kjo duke e cilësuar atë një përpjekje legjitime për liri dhe dinjitet.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e përshëndeti këtë deklaratë dhe angazhohet plotësisht për zbatimin e saj në çdo forum ndërkombëtar.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të ndërmarrë çdo hap diplomatik për të mbrojtur këtë të vërtetë, për të kundërshtuar çdo përpjekje për barazimin e viktimës me agresorin dhe për të siguruar që zëri i Shqipërisë dhe i Kosovës të dëgjohet qartë në çdo tryezë ndërkombëtare.
Deklaratë e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme
Sot, Kuvendi i Shqipërisë foli me një zë për të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës dhe për dinjitetin e atyre që e mbajtën mbi supe atë barrë historike. Ishte një zë që nuk vinte vetëm nga salla e parlamentit, por nga kujtesa e një kombi që e di çfarë do të thotë të luftosh për liri.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e përshëndet këtë deklaratë dhe angazhohet plotësisht për zbatimin e saj në çdo forum ndërkombëtar, me dinjitet, me përkushtim dhe me respekt të palëkundur për të vërtetën historike.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishte një kapitull i errët, por një dritë në një kohë të errët për gjithë kombin shqiptar. Ajo ishte një luftë për mbijetesë, për dinjitet dhe për të drejtën themelore të një populli për të jetuar i lirë në tokën e vet. Kjo e vërtetë nuk është çështje interpretimi politik; është pjesë e ndërgjegjes sonë kolektive.
Në këtë moment të vështirë për drejtuesit e asaj lufte dhe për familjet e tyre, Shqipëria qëndron pranë Kosovës, me solidaritet të plotë dhe me besimin se drejtësia duhet të jetë e paanshme, e drejtë dhe në përputhje me të vërtetën historike.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të ndërmarrë çdo hap diplomatik për të mbrojtur këtë të vërtetë, për të kundërshtuar çdo përpjekje për barazimin e viktimës me agresorin dhe për të siguruar që zëri i Shqipërisë dhe i Kosovës të dëgjohet qartë në çdo tryezë ndërkombëtare. Sepse liria e Kosovës është një kapitull i përbashkët i historisë sonë, dhe dinjiteti i saj është dinjiteti i gjithë kombit shqiptar./Dosja.al
kuvendi uÇk elisa spiropali
Politike
12 Shkurt 2026, 15:10
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj akuzave të opozitës li...
Politike
12 Shkurt 2026, 15:07
E.d
Foto ilustruse
Ambasada amerikane ka mirëpritur themelimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës.
“Mezi presim që t...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:54
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Socialiste ka humbur mazhorancën në seancën e sotme parlamentare. Ajo nuk ka arritur dot të mbl...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila kërkoi më...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:32
E.d
Foto ilustruse
Përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë miratuar një deklaratë përmes së ...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:28
D.S
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të marrin më shumë ko...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:24
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të U&Cce...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:14
D.S
Taulant Balla
TIRANË - Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, tha se ish-krerët e UÇK-së po përballen me 180 vi...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:04
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Rreth 15 parti politike opozitare dhe lëvizje qytetare janë bashkuar në një platformë t&eum...
Politike
12 Shkurt 2026, 13:59
E.d
Foto ilustruse
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, kërkoi që klienti i tij të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, n...