Politike

Rama ironi me gjyqtarët: Është koha që të gjithë të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se përpjekja e qeverisë për të mbështetur drejtësinë nuk do të ndalet.

12 Shkurt 2026, 12:01 Nga I.A
Rama ironi me gjyqtarët: Është koha që të gjithë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në prezantimin e programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë nuk i kurseu ironitë me gjyqtarët dhe prokurorët. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se përpjekja e qeverisë për të mbështetur drejtësinë nuk do të ndalet. Por shtoi me ironi se herët a vonë të gjithë do të shkojnë në paraburgim për shpërdorim detyre.

“Kjo është përpjekje që nuk ndalet dhe nuk kthehet prapa, pavarësisht surprizave që na bëni herë pas here, por që janë pjesë e jetës dhe e proceseve tuaja të brendshme dhe rritjes të sistemi të ri që kërkon kokën e vetë për të kolauduar. Për ta mbyllur ky është rasti ideal, se jeni përfshirë dhe ju tani, që të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll