Aktualitet

Mos harroni çadrat, sot priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Nga orët e mesditës e kryesisht në orët e mbrëmjes përgjatë Ultësirës Perëndimore e në jug parashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme, ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet të vijojë me reshje shiu me intensitet të ulët.

11 Shkurt 2026, 07:19 Nga D.S
Mos harroni çadrat, sot priten reshje shiu në pjesën më
Foto ilustruese

Dita e sotme do të mbizotërohet nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës, ndërsa në veriperëndim reshje në formën e shtrëngatave. Nga orët e mesditës e kryesisht në orët e mbrëmjes përgjatë Ultësirës Perëndimore e në jug parashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme, ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet të vijojë me reshje shiu me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 17 m/sek Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë./Dosja.al

moti sot moti 11 shkurt 2026

Sondazh

Poll