Aktualitet

Protesta e opozitës/ Ministria e Shëndetësisë: Në spital u paraqitën 21 persona të plagosur, mes tyre deputeti Bledion Nallbati

Sipas ministrisë, 19 prej tyre ishin efektivë të Policisë së Shtetit, deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe një qytetar.

11 Shkurt 2026, 07:44 Nga D.S
Protesta e opozitës/ Ministria e Shëndetësisë: Në
Foto nga vendngjarja

TIRANË-  Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Spitalin Universitar të Traumës dhe Spitalin Universitar “Nënë Tereza” janë paraqitur 21 persona.

Sipas ministrisë, 19 prej tyre ishin efektivë të Policisë së Shtetit, deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe një qytetar. Ministria e Shëndetësisë lajmëron se deputeti është larguar nga spitali pasi ka marrë trajimin e nevojshëm.

Ministria e Shëndetësisë:

“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10  efektivë policie, deputeti Bledion Nallbati dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar. Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen”, sqaron ministria./Dosja.al

bledion nallbati ministria e shendetesise protesta e opzites

Sondazh

Poll