Aktualitet

Protesta e opozitës, shoqërohen nga polica 13 persona

Tre prej tyre kanë marrë djegie nga molotovi i hedhur, ndërsa dy prej tyre kanë plagë të rënda.

10 Shkurt 2026, 21:14 Nga E.d
Protesta e opozitës, shoqërohen nga polica 13 persona
Foto ilustruse

TIRANË- 13 persona janë shoqëruar nga policia, për shkak të protestës kombëtare të opozitës. Për shkak të përplasjes së protestuesve me policinë, bëhet me dije se janë plagosur 16 persona. Tre prej tyre kanë marrë djegie nga molotovi i hedhur, ndërsa dy prej tyre kanë plagë të rënda.

I plagosur ka mbetur gjithashtu edhe deputeti Bledion Nallbati. Ai ka marrë dëmtime të rënda për shkak të dhunës së policisë dhe përdorimit të gazit. Momentalisht ai ndodhet në Spitalin e Trumes, ku dhe po merr ndihmën e specializuar mjeksore./Dosja.al

policia protesta 13 persona

Sondazh

Poll