Aktualitet

VIDEO/ Zvarrë prej këmbe dhe koke, ja si i shoqëron policia protestuesit në komisariat

Siç shihet edhe në pamje, policia i ka tërhequr protestuesit nga këmbët, koka dhe rrobat. 

10 Shkurt 2026, 20:54 Nga E. D
VIDEO/ Zvarrë prej këmbe dhe koke, ja si i shoqëron
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Efektivët e policisë kanë tërhequr zvarrë protestuesit për t'i shoqëruar në Komisariat. Siç shihet edhe në pamje, policia i ka tërhequr protestuesit nga këmbët dhe rrobat, duke dhunuar. 

Përveç protestuesve, janë dhunuar dhe lënduar edhe deputetët demokratë. Klevis Balliu dhe Zija Ismaili u lënduan nga gazi lotsjellës dhe përplasje me efektivët, dhe më pas kanë qenë protesuesit dhe kolegët që i kanë shoqëruar drejt selisë blu. 

Ndërkohë, deputeti Bledjon Nallbati është dhunuar nga efektivët e policisë dhe i është hedhur gaz lotsjellës në fytyrë./Dosja.al

 

policia

Sondazh

Poll