Politike

Berisha reagon pas shpërndarjes së protestuesve: Mos e merrni për dobësi vetëpërmbajtjen e qytetarëve

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se vetëpërmbajta e qytetarëve, nuk duhet të merret si dobësi.

10 Shkurt 2026, 20:48 Nga E.d
Berisha reagon pas shpërndarjes së protestuesve: Mos e merrni për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas shhpërndarjes së protestuesve. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se vetëpërmbajta e qytetarëve, nuk duhet të merret si dobësi.

Lideri demokrat tha se ata të cilët kanë goditur dhe dhunuar protestuesit dhe deputetët, u mjaftojnë pak minuta për t’u dhënë atë që meritonin.

Sali Berisha: Vetëpërmbajtja, guximi, qëndrimi paqësor i protestuesve, është qindra herë më i fuqishëm se banditizmi juaj. U them atyre banditëve që goditën protestues, deputetë dhe njerëz me aftësi ndryshe se këtyre guximtarëve u mjaftojnë pak minuta për t’u dhënë atë që meritonin./Dosja.al

sali berisha opozita protesta

Sondazh

Poll