Politike

"Sot u dridh narkoregjimi"/ Protesta e opozitës, Meta reagon nga qelia: Policia kriminale s’e shpëton dot kryetarin e organizatës mafioze

Meta shkruan se populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit.

10 Shkurt 2026, 20:47 Nga E.d
"Sot u dridh narkoregjimi"/ Protesta e opozitës, Meta reagon nga
Foto ilustruse

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar, pas protestës së tretë kombëtare të opozitës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehu mirënjohjepër mijëra shqiptarë, të cilët protestuan kundër qeverisë.

Meta shkruan se populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit. Kreu i PL-së, tha se 'narkopolicia kriminale', do të përgjigjet përpara ligjit dhe popullit.

“Mirënjohje dhe falenderim për mijëra shqiptarë patriotë, që me guxim dhe dinjitet i dhanë fuqi revoltës së tyre dhe dridhën sot Narkoregjimin e kalbur.

Zëri i tyre është zëri i shpresës, i lirisë dhe i një Shqipërie që nuk dorëzohet. Populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit.

Narkopolicia kriminale që edhe sonte u soll si kafshë me protestuesit dhe gazetarët, jo vetëm nuk e shpëton dot Kryetarin e Organizatës Mafioze, por do të përgjigjet deri në një përpara ligjit dhe popullit. Fitorja u përket vetëm guximtarëve!”, thotë Meta./Dosja.al

ilir meta opozita protesta

Sondazh

Poll