Politike

Dhuna ndaj deputetit Nallbati/ Vokshi nga Trauma: E kanë futur në sallë, ka goditje në kokë

Gjatë një prononcimi për mediat, Vokshi tha se deputetin Nallbati është goxha i dëmtuar, qoftë nga djegiet që ka pësuar nga përdorimi i gazit, por edhe nga goditjet në kokë.

10 Shkurt 2026, 20:57 Nga E.d
Dhuna ndaj deputetit Nallbati/ Vokshi nga Trauma: E kanë futur në
Foto ilustruse

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të deputetit Bledion Nallbati. Gjatë një prononcimi për mediat, Vokshi tha se deputetin Nallbati është goxha i dëmtuar, qoftë nga djegiet që ka pësuar nga përdorimi i gazit, por edhe nga goditjet në kokë. Sipas Vokshit, deputeti është goditur në kokë nga policia.

Albana Vokshi: Po, kemi ardhur disa deputetë, unë, kryetari i grupit parlamentar, zoti Gazment Bardhi dhe disa deputetë të Partisë Demokratike për të shoqëruar zotin Bledion Nallbati, deputetin Nallbati, i cili është, rezulton që është goxha i dëmtuar, qoftë nga djegiet që ka pësuar, nga përdorimi i gazit, përdorimi shumë i madh në fakt dhe nga shumë afër i gazit dhe po ashtu, rezulton që ka një goditje në kokë.

Është i goditur në ndërkohë që me sa zoti Nallbati na tha, ishte duke ndihmuar një qytetar. Policia e ka goditur në kokë. E kanë futur menjëherë në sallë për t'i bërë një larje të syve dhe të fytyrës, pasi ka djegie, por edhe për të bërë një skaner për të parë nëse ka pasur goditje, domethënë të brendshme në kokë./Dosja.al

albana vokshi bledion nallbati pd

Sondazh

Poll