Aktualitet

U kap në Kapshticë me vulë greke të dyshuar false në pasaportë, nis hetimi ndaj 58-vjeçarit nga Maliqi

Ndaj tij, filloi procedimi për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

9 Shkurt 2026, 14:48 Nga E.d
U kap në Kapshticë me vulë greke të dyshuar false në
Foto ilustruse

KORÇË- Policia ka nisur ditwn e sotme hetimin ndaj njw 58-vjeçari nga Maliqi. Kjo pasi, gjatë verifikimeve në PKK Kapshticë, në dalje të Shqipërisë, iu konstatua në pasaportë, një vulë e shtetit grek, e dyshuar false.

Ndaj tij, filloi procedimi për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Policia po heton mw shumw mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, për shtetasin G. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi gjatë verifikimeve në PKK Kapshticë, në dalje të Shqipërisë, iu konstatua në pasaportë, një vulë e shtetit grek, e dyshuar false. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

58-vjeçari kapshticë vulë greke

Sondazh

Poll