Aktualitet

Hiqej si polic në rrugë, nis hetim penal ndaj 34-vjeçarit në Elbasan

Gjatë verifikimeve në rrugë, efektivët konstatuan se sinjalizuesit nuk ishin të ligjshëm dhe nuk i përkisnin asnjë strukture shtetërore.

9 Shkurt 2026, 14:55 Nga E.d
Hiqej si polic në rrugë, nis hetim penal ndaj 34-vjeçarit
Foto ilustruse

ELBASAN- Policia ka nisur procedimin penal ndaj një  34-vjeçari në Elbasan. Kjo pasi, ai u kap duke lëvizur me automjet të pajisur me fenelina si ato që përdor policia. Gjatë verifikimeve në rrugë, efektivët konstatuan se sinjalizuesit nuk ishin të ligjshëm dhe nuk i përkisnin asnjë strukture shtetërore.

Ndaj tij nisi hetimi penal për veprën “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. L., 34 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi u konstatua duke qarkulluar me automjet, me fenelina si ato të Policisë./Dosja.al

elbasan policia 34 vjeç

Sondazh

Poll