9 Shkurt 2026, 10:02
Nga D.S
Foto ilustruese
KAMËZ- Policia ka arrestuar dy të rinj pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve. Uniformat blu bëjnë me dije se, njëri nga personat e arrestuar ka qenë më parë i dënuar për të njëjtën vepër.
Mësohet se të arrestuarit janë një 21 vjeçar dhe një 18-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar. Në njoftim shkruhet se me datë 18.11.2025 dhe 29.01.2026, këta persona dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 2 biznese. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
"Vodhën një biznes në Kamëz, falë veprimeve të shpejta hetimore identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Njëri nga shtetasit e arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje. Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera, të ndodhura më parë, të kryera nga këta 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, menjëherë pas njoftimit të marrë dje për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes në Kamëz, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore, në kuadër të operacionit policor “Together”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe i një shtetasi 18-vjeçar.
Dje, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar. Nga veprimet hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë për 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht: Më datë 18.11.2025 dhe 29.01.2026, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 2 biznese. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme." shkruhet në njoftimi./Dosja.al
kamez arrestohen dy të rinjtë në kamëz njëri i dënuar më parë për të njejtën vepër vodhën shuma parash në dy biznese
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 09:30
D.S
Familja Kola
ITALI- Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen shqiptare Kola, e cil...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 09:18
D.S
Foto ilustruese
VLORË- Një aksident ka ndodhur në aksin Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Alikokë, ku ...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 09:04
D.S
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 43-vjeçarin me iniciale, M. P., banues në Korçë p&...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 08:38
D.S
KOSOVË- Princesha tajlandeze që në dosjet e Jeffrey Epstein prezantohet si Konsulle e Nderit e Kosovës në Bangkok, nuk e ka mbaj...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 07:28
D.S
Irani ka qenë një furnizues i rëndësishëm i pajisjeve ushtarake për Rusinë në vitet e fundit, veçanërisht ...
Aktualitet
9 Shkurt 2026, 07:15
D.S
Foto ilustruese
Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorol...
Aktualitet
8 Shkurt 2026, 18:40
D.S
Foto nga vendngjarja
LUSHNJË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat në Lushnje, ku një mjet tip B...
Aktualitet
8 Shkurt 2026, 16:31
D.S
Kujtim Cakrani
VLORË- Avokati Kujtim Cakrani, i cili u dhunua ditën e sotme nga dy persona, ka pësuar dëmtime në kokë p...
Aktualitet
8 Shkurt 2026, 16:03
D.S
Në fshatin Tërnje në jug të Kosovës, Bekim Gashi detyrohet të jetojë me një ndjenjë boshllëku. Ai nuk ka var...
Aktualitet
8 Shkurt 2026, 15:58
D.S
Eksportet e prodhimeve të freskëta u rritën me ritme dyshifrore si në vlerë dhe në sasi gjatë 8-mujorit 2025, por nga ana t...