Aktualitet

Vijojnë protestat kundër ndërtimit të resortit/ Banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Banorët e Rrjollit akuzojnë se kjo është një grabitje e pronës me prapavijë politike. 

9 Shkurt 2026, 11:00 Nga D.S

Vijojnë protestat kundër ndërtimit të resortit/ Banorët

SHKODËR- Vijon për të shtatën ditë radhazi protesta e banorëve të Velipojës, të cilët sot janë përqendruar përpara ambienteve të Prokurorisë së Shkodrës. Banorët e Rrjollit akuzojnë se kjo është një grabitje e pronës me prapavijë politike. 

Banorët kanë depozituar një kërkesë zyrtare drejtuar Prokurorisë, ku kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë ligjore lidhur me vërtetësinë e dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës në zonën e Rrjollit


Sipas tyre, dokumentacioni që ata zotërojnë provon pronësinë e ligjshme të tokës dhe kërkojnë nga organet e drejtësisë që çështja të trajtohet me prioritet, duke shmangur zvarritjen e mëtejshme të procesit./Dosja.al

 

Sondazh

Poll