Aktualitet

“Nuk manovrova dot!”/ Aksident në Lushnje, shoferi përplas një kalë, përfundon në spital gruaja e tij

Mësohet se, për pasojë kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.

8 Shkurt 2026, 18:40 Nga D.S
“Nuk manovrova dot!”/ Aksident në Lushnje, shoferi përplas
Foto nga vendngjarja

LUSHNJË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat në Lushnje, ku një mjet tip BMW është përplasur me një kalë.

Mësohet se, për pasojë kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore. Sipas Policisë Rrugore të Lushnjes, drejtuesi i mjetit është shprehur se nuk ka pasur mundësi të manovronte për të shmangur aksidentin./Dosja.al

aksident ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll