DW: Familjet kërkojnë të vërtetën për personat e zhdukur të Luftës së Kosovës
Në fshatin Tërnje në jug të Kosovës, Bekim Gashi detyrohet të jetojë me një ndjenjë boshllëku. Ai nuk ka var...
Nga burimet spitalore mësohet se avokati i Metës ka dëmtime serioze në kokë, dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë.
VLORË- Avokati Kujtim Cakrani, i cili u dhunua ditën e sotme nga dy persona, ka pësuar dëmtime në kokë pasi është goditur me mjet prerës në pjesën e pasme. Nga burimet spitalore mësohet se avokati i Metës ka dëmtime serioze në kokë, dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë.
Gjithashtu pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë dhe e policisë në spital të cilët do të marrin dëshminë e avokatit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Si ndodhi ngjarja ?
Avokati dhe mbrojtësi ligjor i Ilir Metës, Kujtim Cakrani është dhunuar ditën e sotme rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës. Cakrani është goditur pas një konflikti të çastit me disa persona të cilët mbeten ende të paidentifikuar. Avokati është dërguar në spitalin e Vlorës aty ku po merr mjekimin e duhur. Ai u shpreh se dy persona të panjohur për të e kanë ofenduar dhe më pas e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant. Ndërkohë, Policia e Vlorës ka reaguar ndaj dhunës së avokatit duke njoftuar se automjeti me të cilin u larguan dy dhunuesit e dyshuar është identifikuar. Sipas tyre, ngjarja dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, ndërsa avokati Cakrani shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë./Dosja.al
Në fshatin Tërnje në jug të Kosovës, Bekim Gashi detyrohet të jetojë me një ndjenjë boshllëku. Ai nuk ka var...
Eksportet e prodhimeve të freskëta u rritën me ritme dyshifrore si në vlerë dhe në sasi gjatë 8-mujorit 2025, por nga ana t...
Ushtria e Kosoves Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike...
Spitali i Vlorës VLORË- Policia e Vlorës ka reaguar ndaj dhunës së avokatit të ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim C...
Kujtim Cakrani VLORË- Avokati dhe mbrojtësi ligjor i Ilir Metës, Kujtim Cakrani është dhunuar ditën e sotme rreth orës 1...
SPANJË- Një shqiptar, i arratisur që nga viti 2004 dhe i kërkuar për trafik droge dhe mbajtje të paligjshme armësh, u arres...
Kujtim Cakrani VLORË- Avokati Kujtim Cakrani ka rënë pre e një sulmi mesditën e sotme në Vlorë. Mësohet se per...
Armet TIRANË- Një person është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.4, i akuzuar për trafik armësh&nbs...
Aksioni TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën 5 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se a...
TIRANË- Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente q...