Politike

“Largoi rininë, shkatërroi arsimin dhe shëndetësinë”, Alimehmeti: Më 10 shkurt të bashkohemi kundër Ramës, nuk ka rrugë tjetër përveç forcës

Ai tha se nëse rinia ikën, ajo i vë notën qeverisë.

7 Shkurt 2026, 17:36 Nga E.d
“Largoi rininë, shkatërroi arsimin dhe
Foto ilustruse

KAMËZ- Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ilir Alimehmeti i bëri thirrje demokratëve të bashkohen para kryeministrisë, në protestën e 10 shkurtit. Gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së në Kamëz, Alimehmeti u shpreh se Rama ka larguar rininë, ka shkatërruar arsimin dhe shëndetësinë.

Ai tha se nëse rinia ikën, ajo i vë notën qeverisë. Ai tha se nuk ka rrugë tjetër përveç forcës, përgjigjes së fortë e të qëndrueshme për të larguar Ramën nga pushteti.

Fjala e Ilir Alimehmetit

Nëse duam ta masim një shtet, e masim me rininë. Rinia e sheh të ardhmen këtu apo ikën? Në qoftë se ata ikin, i thonë qeverisë: ti ke note ngelëse. Ti për ne nuk je më shpresë. Prandaj më 10 shkurt duhet të bashkojmë çdo forcë, të jemi aty të qëndrueshëm, për karshi Edi Ramës nuk ka rrugë tjetër përveç forcës, përveç përgjigjes së fortë,

Ju bëtë të mundur që Partia Demokratike sot është në këmbë. Kaluam vite të vështira dhe falë jush u arrit kjo. Kjo është komplet merita e juaja. Përshëndes zotin Doda, kryetar i degës katër. Përshëndes zonjën Garo, dhe patjetër kryetarin e Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berishën. Pak më parë po flisja me zotin Doda, po thonte Kamza ka shkëlqimin e vet. Patjetër ka shkëlqimin e vet dhe për karshi një proteste të madhe që ne kemi me 10 shkurt është krejtësisht e nevojshme të kuptojmë që çdo lloj force është e nevojshme karshi të keqes.

Jetojmë në një shtet ku janë harruar tre shtyllat bazë që ai ka. Arsimi, shëndetësia, siguria. Kjo bëhet një shtet. Arsimin e dini vetë, nuk po ju hy. Shëndetësinë e dini vetë, i keni shumë të qarta se ku është. Siguria, e dini vetë. Në qoftë se fillon policia dhe merr peng njerëz, njerëz të infiltruar në polici, ku është siguria? Në qoftë se rrugët fillojnë e bijnë e rrëshkasin, ku është siguria? Kur s'dimë se çfarë ushqehemi, ku është siguria? E kur s'dimë kur shkojmë në spital ka apo s'ka ilaçe, ku është shëndetësia? E në fund të fundit fare, në qoftë se duam ta masim një shtet, e masim me rininë. Rinia e sheh të ardhmen këtu apo rinia ikën? E nëse rinia ikën, ajo e vë notën qeverisë.

Në qoftë se ata ikin, i thonë qeverisë ti ke notën ngelëse. Ti për ne nuk je më shpresë, ti për ne nuk je më e ardhmja. Përkarshi të rinjve tanë, përkarshi fëmijëve tanë që ata mos na ikin, ta shohin të ardhmen këtu, neve me 10 shkurt duhet të bashkojmë çdo forcë, të jemi aty të qëndrueshëm, për karshi Edi Ramës nuk ka rrugë tjetër përveç forcës, përveç përgjigjes së fortë, përveç përgjigjes së qëndrueshme dhe të përshkallëzuar. Nuk ka rrugë tjetër. Ai vetëm ashtu largohet. I keni parë shumë qartë se çfarë po ndodh, edhe ditën e djeshme, po s'do t'ju marr më shumë kohë, ju këto i dini. Unë mendoj përgjigjen ne duhet t'ia japim në shesh. Duhet t'ia japim me 10 shkurt, duhet t'ia japim të gjithë bashkë./Dosja.al

opozita foltore 10 shkurt

Sondazh

Poll