7 Shkurt 2026, 12:09
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Ballukut. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Lideri i opozitës theksoi se Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë në koshin e plehrave një kërkesë, që siç tha ai ishte baras me një “gusht shteti”.
Ndër të tjera Kryedemokrati tha se, Rama në mënyrën më të papërgjegjshme më antikushtetuese, më antiligjore vendosi të përdorë GJK si mburojë të vjedhjeve të tij.
"Pas 9 orësh, të ndryrë në një sallë, Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën e Edi Ramës. Në këtë kuadër, unë vlerësoj qëndrimin e atyre gjykatësve, të cilët me guximin e tyre rrëzuan një kërkesë që ishte baras me grusht shteti kundër shqiptarëve. Natyrisht gjykata ka mëkatin e madh sepse i dha Lubi Ballukut mbi 2 muaj kohë të fabrikojë dhe të falsifikojë çdo dokument. Por siç thotë fjala, më mirë vonë se kurrë. Me atë ndarje katër me katër, të paktën vendimi, kërkesa e Edi Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në kosh të plehrave.
Në fakt bashkë me Edi Ramën sepse ajo nuk kishte të bënte me Lubi Ballukun, ajo kishte të bënte me pezullimin e Edi Ramës nga detyra. Dhe ai donte të krijonte një mur nga gjykata. Ky është një moment që dëshmon se populli opozitar duhet të shumëfishojë energjitë dhe forcat në këtë betejë gjer në largimin e Edi Ramës nga pushteti. Asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë kurrë që për pasurimin me plaçkitje të Edi Ramës, familjes së tij, Lubi Ballukut dhe të tjerëve, të shkelmohet e ardhmja evropiane e fëmijëve tanë, e ardhmja evropiane e jonë.
Ju rikujtoj se pavarësisht nga reagimet që ka pasur, pavarësisht nga kritikat që mund të jenë bërë nga lobingjet e Edi Ramës apo të tjerë, por kemi paralajmëruar me kohë se Shqipëria me Edi Ramën nuk plotëson në mënyrë absolute asnjë kriter përveç pozicionit të saj gjeostrategjik. Koha na dha të drejtë. Ata që i dëgjuan me skepticizëm, madje edhe me mospëlqim këto deklarata, u befasuan kur u përballën me situata shumë më të rënda se ajo që kishim parashikuar.
Ndaj dhe nxorën opsionin nuklear të papërdorur kurrë që nga themelimi i BE, disa vende, zhbërjen totale të procesit të integrimit me Shqipërinë. Por jam i bindur se ju nuk do e lejoni këtë. Jam i bindur se kryengritja paqësore e juaj, e guximtarëve shqiptarë, do të rikthejë Kushtetutën, ligjin. Do të rikthejë votën shqiptarëve, qeverinë teknike, zgjedhjet e lira, fitoren e opozitës," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha belinda balluku edi rama gjykata kushtetuese
Politike
7 Shkurt 2026, 09:56
E. D
Magnus Brunner
TIRANË- Komisioneri për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner ka folur për vizitën e tij n&eu...
Politike
6 Shkurt 2026, 22:25
Belinda Balluku
TIRANË- Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi janë katër gjyqtarët që votuan ku...
Politike
6 Shkurt 2026, 21:56
E. D
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Vendimi i Gjykata Kushtetuese për lënien në fuqi të pezullimit të zv.kryeministres Belinda B...
Politike
6 Shkurt 2026, 21:45
E. D
Edi Rama, Belinda Balluku, GJK
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas rret...
Politike
6 Shkurt 2026, 21:34
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026” shënoi një moment simbolik pë...
Politike
6 Shkurt 2026, 21:13
E. D
TIRANË- Në fillim të dhjetorit, një media satirike kroate publikoi një tekst humoristik, sipas të cilit ministrja shqiptare isht...
Politike
6 Shkurt 2026, 19:43
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar pret rrëzimin e Ram&eu...
Politike
6 Shkurt 2026, 19:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se biznesmeni Gerond Meçe ka dëshmuar gjithçka ...
Politike
6 Shkurt 2026, 19:27
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë vizitën e në Washington. Ata janë takuar me kongresmenin Cl...
Politike
6 Shkurt 2026, 19:16
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se PD është shpresa dhe besimi i shqiptarëve. Gjatë fjalës...