Politike

Padia e Ramës/ Gjykata Kushtetuese nuk merr dot vendim, mbetet në fuqi pezullimi i Belinda Ballukut

Për shkak se anëtarët dolën në votim 4 me 4, do të thotë që nuk ka një vendimarrje nga Kushtetuesja. Kështu që mbeten në fuqi masat e vendosura nga GJKKO, përsa i përket Ballukut.

6 Shkurt 2026, 21:45 Nga E. D
Padia e Ramës/ Gjykata Kushtetuese nuk merr dot vendim, mbetet në fuqi
Edi Rama, Belinda Balluku, GJK

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas rreth 10 orësh mbledhje, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë dalë me vota të barabarta përsa i përket rrëzimit apo jo të kërkesës së Ramës.

Për shkak se anëtarët dolën në votim 4 me 4, do të thotë që nuk ka një vendimarrje nga Kushtetuesja. Kështu që mbeten në fuqi masat e vendosura nga GJKKO, përsa i përket Ballukut.

Në vendimin e shpallur nga kryetarja e gjykatës Fiona Papajorgji rezulton se kërkesa nuk ka marrë korumin e votave, duke u ndarë 4 në favor të kryeministrit dhe 4 në favor të SPAK. Duhet të ishte arritur korumi me 5 veta. Për Ballukun është rikthyer masa e pezullimit nga funksionet publike.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

Padia e Ramës/ Gjykata Kushtetuese nuk merr dot vendim, mbetet në fuqiPadia e Ramës/ Gjykata Kushtetuese nuk merr dot vendim, mbetet në fuqi

edi rama belinda balluku gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll