Politike

10 shkurti/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar pret rrëzimin e Ramës dhe fitoren tonë

Gjatë foltores me anëtarët e degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Berisha tha se 10 shkurt është dita e kryengritjes paqësore.

6 Shkurt 2026, 19:43 Nga E.d
10 shkurti/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar pret rrëzimin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar pret rrëzimin e Ramës dhe fitoren e opozitës. Gjatë foltores me anëtarët e degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Berisha tha se 10 shkurt është dita e kryengritjes paqësore.

Lideri demokrat ftoj çdo qytetar dhe qytetare të bashkohet në protestën e opozitës. Ai e quajti atë një betejë për ekzistencën, për dinjitetin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Sali Berisha: Sigurisht, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, për të gjitha këto, nuk pret gjë tjetër veçse rrëzimin e tij dhe fitoren tonë. Ndaj dhe, më 10 shkurt është dita e kryengritjes tonë paqësore. Ftoj çdo qytetar dhe qytetare, çdo shqiptar, të bashkohet me ne sepse kjo betejë nuk është një betejë për pushtetin e një njeriu.

Kjo betejë, nuk është një betejë për pushtetin e një partie. Kjo betejë, nuk është një betejë thjesht e karakterit partiak. Kjo është një betejë për ekzistencën, për dinjitetin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka pasur nevojë më shumë për ne se sot./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll