Politike

Deputetët e opozitës takojnë kongresmenin Higgins, Bardhi: Sistemi i drejtësisë duhet të sigurojë pavarësinë dhe të bashkëpunojnë për luftën ndaj krimit të organizuar

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bëri me dije se gjatë takimit u diskutua situata në Shqipëri dhe dështimi i qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar.

6 Shkurt 2026, 19:27 Nga E.d
Deputetët e opozitës takojnë kongresmenin Higgins, Bardhi:
Foto ilustruse

SHBA- Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë vizitën e në Washington. Ata janë takuar me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kryetar i Nënkomitetit për Zbatimin e Ligjit Federal.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bëri me dije se gjatë takimit u diskutua situata në Shqipëri dhe dështimi i qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar.

Bardhi u shpreh se sistemi i drejtësisë dhe agjencitë ligjzbatuese duhet të sigurojnë pavarësinë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët me qëllim luftën me efikasitet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Postimi i Gazmend Bardhit 

Washington DC Në Kongresin Amerikan me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kryetar i Nënkomitetit për zbatimin e ligjit federal.

Me kongresmenin Higgins kishim mundësi të diskutonim sesi Shqipëria ka dështuar të luftojë krimin e organizuar, duke bashkëpunuar me të dhe duke e forcuar vit pas viti. Sistemi i drejtësisë dhe agjencitë ligjzbatuese duhet të sigurojnë pavarësinë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët me qëllim luftën me efikasitet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit./Dosja.al

opozita takim washington

Sondazh

Poll