Politike

EMRAT/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Qeveria i propozon Kuvendit zgjedhjen nëpërmjet votimit të Jonida Priftit dhe Ervin Metes. 

6 Shkurt 2026, 16:52 Nga E.d
EMRAT/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të
Foto ilustruse

TIRANË- Qeveria i ka propozuar Kuvendit dy emrat e anëtarëve të rinj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim u mor ditën e sotme, në mbledhjen e radhës të këshillit të Ministrave, e cila u  drejtuara nga vetë kryeministri Edi Rama.

Qeveria i propozon Kuvendit zgjedhjen nëpërmjet votimit të Jonida Priftit dhe Ervin Metes. Ervin Mete ka drejtuar më herët Ministrinë e Financave, njëkohësisht edhe ish-zv/ministër në këtë dikaster.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

“VENDIM PËR PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË DY ANËTARËVE PËR KËSHILLIN MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dy anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon:

– Znj. Jonida Prifti;

– Z. Ervin Mete.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA”./Dosja.al

qeveria kuvendi 2 anëtarët e rinj

Sondazh

Poll