Politike

Çështja Balluku/ Gjyqtarët kushtetues në mbledhje që prej orës 11:00

Kjo është mbledhja e tretë lidhur me çështjen e Ballukut, ndërkohë sot pritet të ketë një vendim përfundimtar në lidhje me pezullimin apo jo nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

6 Shkurt 2026, 16:13 Nga E. D
Çështja Balluku/ Gjyqtarët kushtetues në mbledhje që
Edi Rama, Belinda Balluku

TIRANË- Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot në orën 11:00 për të shqyrtuar çështjen e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres dhe njëherësh ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas vendimit të GJKKO. Kjo është mbledhja e tretë lidhur me çështjen e Ballukut, ndërkohë sot pritet të ketë një vendim përfundimtar në lidhje me pezullimin apo jo nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Bëhet me dije se Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë dalë nga Dhoma e Këshillimit vetëm për pak minuta për të konsumuar vaktin e drekës dhe më pas janë rikthyer. Në këtë proces, qeveria ka depozituar në Kushtetuese kërkesë për të hedhur poshtë vendimin e GJKKO-së, duke argumentuar se ai cenon kompetencat kushtetuese dhe funksionimin e ekzekutivit.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

edi rama belinda balluku gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll