Politike

"Peleshi censuroi mesazhin e DASH"/ Berisha: Rruga e vetme është kryengritja paqësore më 10 shkurt

Në konferencën me gazetarët, Berisha theksoi se dosja e AKSHI-t ka tronditur kancelaritë evropiane dhe ndërkombëtare dhe përmban prova që implikojnë drejtpërdrejt kryeministrin.

6 Shkurt 2026, 12:56 Nga I.A
"Peleshi censuroi mesazhin e DASH"/ Berisha: Rruga e vetme
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi për cenzurimin e mesazhit të Departamentit të Shtetit amerikan për Shqipërinë. Në konferencën me gazetarët, Berisha theksoi se dosja e AKSHI-t ka tronditur kancelaritë evropiane dhe ndërkombëtare dhe përmban prova që implikojnë drejtpërdrejt kryeministrin.

Sipas Berishës, përgjigjja e qytetarëve duhet të jetë një kryengritje paqësore më 10 shkurt, për të mbrojtur dinjitetin, kurajën dhe të ardhmen e vendit.

"AKSHI është dosja që ka lënë pa mend kancelaritë evropiane, por edhe të vendeve të tjera të mëdha. Është dosja që tejkalon çdo lloj imagjinate. Për të mos folur pastaj për qindra dhe mijëra video dhe fotografi në të cilat edhe vetë Edi Rama është kokë e këmbë i damkosur. Edi Rama po loz me fatet e vendit. Me fatin e çdo shqiptari për të mbrojtur krimet e tij. Ndaj dhe 10 shkurti është dita e çdo qytetari, është dita e dinjitetit, e guximit, e kurajës, e vendosmërisë për të marrë fatin në duar.

Ju e patë edhe sot, pavarësisht se Peleshi i parlamentit e kishte hequr, por në takimin që bëri në Departamentin e Shtetit, citohej fjalë për fjalë lufta kundër organizatave kriminale transnacionale, çka parakupton rrezikun që kartelet shqiptare dhe organizatat e drogës paraqesin për vendet e tjera. Dhe ai e censuron, duhet të lexojmë njoftimin e departamentit për të marrë vesh të vërtetën e njoftimeve të SHBA. Këta janë bashkëpunëtorë në krim. Niko Peleshi që bën këtë censurë është bashkëpunëtor në krimet e Edi Ramës. Ndaj dhe njëherë rruga e vetme është kryengritja paqësore. Nuk kanë asnjë interes përveç vjedhjeve për pasurim të tyre," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll