Politike

Berisha: Rama po kërcënon në mënyrën më të egër integrimin në BE për të mbrojtur veten

Sipas Berishës, vendi ndodhet përballë një rreziku historik, pasi Rama dhe mafia e rrezikshme që qëndron prapa tij po kërcënojnë në mënyrën më të egër procesin e integrimit në BE.

6 Shkurt 2026, 12:46 Nga I.A
Berisha: Rama po kërcënon në mënyrën më të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një kërcënim madhor për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Sipas Berishës, vendi ndodhet përballë një rreziku historik, pasi Rama dhe mafia e rrezikshme që qëndron prapa tij po kërcënojnë në mënyrën më të egër procesin e integrimit në BE.

"Sot jam këtu për të denoncuar kërcënimin madhor që Edi Rama dhe mafia e rrezikshme që qëndron prapa tij, në qeveria, parlament dhe institucione të tjera, po kërcënojnë në mënyrën më të egër procesin më jetik të shqiptarëve, procesin e integrimit në BE. Lajmet që vijnë nga kancelaritë evropiane, por edhe nga Brukseli, dëshmojnë se Edi Rama është në rreth të kuq. Se Edi Rama në kundërshtim flagrant me të gjitha zotimet që rrjedhin nga procesi i integrimit, po fakton se ai për interesa të pushtetit të tij, për të mbrojtur veten nga krimet e rënda që ka kryer, është i aftë të marrë çdo vendim pavarësisht se bllokon plotësisht procesin e integrimit në BE.

Burime shumë serioze informojnë se për diskutimet e gjera që po zhvillohen në kancelaritë evropiane dhe në BE, në të cilat nuk përjashtohet edhe opsioni i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit në BE për shkak të këtyre qëndrimeve antikushtetuese, antidemokratike, antiligjore që mban Edi Rama në rastin e dosjes së tij, por në aparencë Ballukut dhe AKSHI-t. Unë kam paralajmëruar dhe paralajmëroj prapë shqiptarët se marrja në dorë e fatit tonë është rruga e vetme pasi Edi Rama, absolutisht nuk do të pranojë kurrë t’i heqë imunitetin Lubi Balluku, pasi e di se së bashku me të në bankën e të akuzuarit është i detyruar të ulet edhe ai vetë.

Ai e di mirë se jo në një, por në dy përfaqësi kryesore të Europës dhe të botës, Gerond Meçe ka dhënë çdo detaj të implikimit direkt të Edi Ramës, baxhanakut dhe Lindës në aferat e AKSHI-t. Edi Rama e di mirë se tashmë gjithçka ka dalë në dritën e diellit, se ai nuk është gjë tjetër veçse një Ergys Agas. Ndaj dhe përpëlitet në këtë mënyrë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll