Politike

Peleshi takohet me zv.sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Rigas: Të çmontohen organizatat kriminale

 Një vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe angazhimit të përbashkët në kuadër të NATO-s për përballimin e sfidave rajonale dhe globale.

6 Shkurt 2026, 12:02 Nga I.A

Peleshi takohet me zv.sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Rigas: Të

SHBA- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, u prit në Uashington nga Michael Rigas, zëvendëssekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, në një takim të zhvilluar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u përqendrua në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

 Një vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe angazhimit të përbashkët në kuadër të NATO-s për përballimin e sfidave rajonale dhe globale.

“Bisedë frytdhënëse me @nikopeleshi për ndërtimin e një të ardhmeje më të fortë dhe më të begatë për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me Shqipërinë për stabilitetin rajonal dhe global, forcimin e NATO-s, çmontimin e organizatave kriminale transnacionale dhe rritjen e mundësive për bizneset amerikane.”, shkruan Rigas në mesazhin e tij.

niko peleshi michael rigas

Sondazh

Poll